0.8 C
New York
Monday, February 3, 2025

Buy now

Ballkani kryen detyrën ndaj Malishevës, fiton edhe Feronikeli ‘74

- Advertisement -

Ballkani i ka arkëtuar pikët e plota në shtëpi te Malisheva, derisa Feronikeli ’74 e mposht Lirinë e Prizrenit.

Derbi më interesant u zhvillua në Suharekë, ku Ballkani triumfoi me rezultat 2:0, sfidë të cilën i pranishëm ishte edhe përzgjedhësi i Kosovës Franco Foda.

Ballkani ishte skuadër më e mirë që nga fillimi, ku shënuan përmes Edvin Kuc pas tre minutave, mirëpo pas një rishikimi që zgjati gjashtë minuta – goli u anulua nga VAR-i.

Ishte Nazmi Gripshi që i dha epërsinë vendasve duke përfituar nga një asistim fantastik i Lumbardh Dellovës (49’).

Kurse, fitoren e vulosi Mamadou Danfa pas asistimit të Tolajt (69’).

Malisheva gjithashtu kishte disa raste, mirëpo larg konkretizimit të tyre.

Kësisoj, Ballkani rikthehet si lider me 51 pikë, derisa Malisheva qëndron në pozitën e katërt me 41 sosh.

Ndërkohë, Feronikeli ’74 gjithashtu i ka arkëtuar pikët e plota në udhëtim te Liria e Prizrenit, duke triumfuar me rezultat 0:2.

Pjesa e parë përfundoi ashtu siç nisi pasi të dy skuadrat kishin disa raste shënimi, mirëpo që nuk ia dolën t’i finalizojnë.

Robert Rrahmani në fillimin e pjesës së dytë i dha epërsinë mysafirëve pas një aksioni të shpejtë (47’).

Kurse talenti Ibrahim Cërvadiku e vulosi fitoren me një gol të bukur (73’).

Skuadra nga Drenasi renditet në pozitën e shtatë me 26 pikë derisa Liria qëndron në fund me 10 sosh.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit