Home Lajme “Ballkani i Hapur, roli i postierit”, Abrashi i VV-së thotë se Edi Rama në 7 raste e ka dëmtuar qëllimisht Kosovën

“Ballkani i Hapur, roli i postierit”, Abrashi i VV-së thotë se Edi Rama në 7 raste e ka dëmtuar qëllimisht Kosovën

0
“Ballkani i Hapur, roli i postierit”, Abrashi i VV-së thotë se Edi Rama në 7 raste e ka dëmtuar qëllimisht Kosovën

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi ka thënë se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama qëllimisht e ka dëmtuar Kosovën.

Abrashi ka numëruar shtatë rastet kur Rama ka “dëmtuar Kosovën qëllimisht.”

Sipas deputit të VV-së, hera parë është kur u vendos tarifa e autostradës, e dyta iniciativa e ndarjes territoriale të Kosovës, e treta iniciativa e “Ballkanit të Hapur”, e roli i postierit të draft-statuseve për Zajednicën.

Abrashi gjithashtu ka thënë se edhe propozimi për konferencën ndërkombëtare ka qenë rast i Ramës për të dëmtuar Kosovën.

Ai ka numëruar edhe grumbullimin e të arratisurve nga Kosova rreth vete dhe anulimin e mbledhjes së dy qeverive.

Postimi i plotë:

Edi Rama ka minimumi 7 raste qe demton Kosoven qellimshem:

1. Tarifa e autostrades

2. Iniciativa e ndarjes territoriale te Kosoves

3. Iniciativa “Ballkani i hapur”

4. Roli i postierit te draftstatuteve per “Zajednice”

5. Propozimi per konference nderkombetare

6. Grumbullimi i te arratisurve nga Kosova rreth vetes si Baton H. e Vlora H.

7. Shteti i vetem qe i vendosi sanksione Kosoves duke anuluar mbledhjen e perbashket te dy qeverive.

Exit mobile version