7.9 C
New York
Sunday, December 29, 2024

Buy now

Ballkani i del në krah Feronikelit’74, apelon te FFK për referim më dinjitoz

- Advertisement -

Gjatë ditës së sotme, klubi futbollistik Feronikeli’74, njoftoi se është tërhequr nga garat e mëtutjeshme në AlbiMall Superligë.

Arsye për këtë vendim, skuadra nga Drenasi tha të kenë qenë vendimet e FFK-së.

Për këtë zhvillim, klubi kampion në fuqi FC Ballkani ka reaguar i shqetësuar. Madje, suharekasit edhe i kanë dalë në krah kolegëve të tyre nga Drenasi.

Në reagim, Ballkani thotë se arsyet e Feronkelit’74 i ndjejnë edhe ata, “pasi më nuk është i fshehur fakti se po përballemi me verditke kontestuese nga gjyqtarët e ndeshjeve, pothuajse çdo javë”.

“Ne si klub kampion e që i kemi dhënë shumë futbollit të Kosovës, bëjmë apel tek Federata e Futbollit të Kosovës që të ndërmerren masa progresive në referim, pasi kjo që sot po ndodh me Feronikelin, nesër mund të ndodh me ne apo klubet tjera kosovare”, thotë Ballkani.

Ekipi kampion në fuqi i Suerpligës së Kosovës, Feronikelin’74 e quan “ekip ikonik” i cili thotë se është i lidhur ngushtë me historinë e futbollit të Kosovës, “është 3 herë kampion, po aq herë fitues i Kupës së Kosovës e triumfues në dy Superkupa”.

FC Ballkani theksoi se klubet e tilla, sikurse Feronikeli’74, që kanë kontribuar gjatë që sporti më i dashur i tifozëve të shënojë progres, “janë asete të Republikës andaj nuk mund të lejohet që t’i shikojmë të detyruar për akte të tilla”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit