3.7 C
New York
Friday, February 7, 2025

Buy now

Ballkani fiton në frymën e fundit ndaj Dukagjinit

- Advertisement -

Xhebrailat” është dashur ta presin minutën e 95-të për ta shijuar golin e fitores në duel ndaj Dukagjinit.

Kampioni aktual, Ballkani, arriti që t’i arkëtojë 3 pikë, vetëm pas realizimit të sulmuesit, Sunday Adetunji, në sekondat e fundit të ndeshjes.

Pavarësisht se suharekasit e dominuan takimin, hasën në vështirësi të madhe për ta gjetur golin e rregullt, pasi dy herë e tundën rrjetën nga pozicioni jashtë loje.

Pas këtij triumfi, suharekasit arrijnë kuotën e 36 pikëve, por ngelen shtatë sosh prapa Dritës, e cila e mundi Malishevën në Gjilan me rezultat 2-0.

Nga ana tjetër, ekipi nga Klina me 21 pikë, renditet i shtati në Albi Mall Superligë.

 

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit