Home Sport Ballkani fiton me vështirësi ndaj Malishevës

Ballkani fiton me vështirësi ndaj Malishevës

0
Ballkani fiton me vështirësi ndaj Malishevës

Ballkani ka shënuar fitore të dielën në kuadër të xhiros së gjashtë të Superligës së Kosovës në futboll, por me vështirësi. Ballkani fitoi me rezultatin 3:2 ndaj Malishevës, ndërsa ishte në disavantazh fillimisht. Drilon Hazrollaj në minutën e shtatë shënoi për epërsinë e malishevasve.

Më pas, Gentrit Halili në minutën e 21-të dhe Nazmi Gripshi në minutën e 30-të, realizuan për rikthimin e rezultatit. Ballkani arriti ta shënonte edhe një tjetër gol në minutën e 75-të me mesfushorin Qëndrim Zyba. Malisheva nuk u dorëzua dhe ngushtoi epërsinë dy minuta më pas. Realizoi Altin Aliu. Megjithatë, Malisheva nuk arriti të shënonte tjetër gol për të marrë një pikë nga ky udhëtim i vështirë.

Ballkani ngjitet në vendin e dytë me 13 pikë pas pesë ndeshjeve. Ka pikë të njëjta me Llapin por goldallim më të dobët. Malisheva bie në pozitën e tretë me nëntë pikë në gjashtë ndeshje. Drita ka po aq pikë në vendin e katërt, me një ndeshje më pak të luajtur, dhe me goldallim më të dobët.

Exit mobile version