-4.8 C
New York
Friday, January 24, 2025

Buy now

Ballkani fiton me vështirësi ndaj Drenicës dhe merr kreun e tabelës, Drita ndalet me barazim nga Dukagjini

- Advertisement -

Ashtu si Drita edhe Ballkani po vinin nga barazimet në ndeshjet e tyre të fundit, me gjilanasit që kishin kreun e tabelës me një pikë më shumë, por me gabimin e sotëm, skuadra nga Suhareka tani do të udhëheqë, kur kanë mbetur edhe pesë ndeshje deri në fund të sezonit.

Drenica – Ballkani

Në takimin e zhvilluar në Bajram Aliu të Skenderajt, kampioni në fuqi u përball me skuadrën që tashmë siç duket është pajtuar me rënien nga Superliga, duke parë që pozita e shtatë tashmë është 10 pikë larg.

Një gol i shënuar në 90 minuta vendosi për fatin e këtij takimi.

Ishte kapiteni Edvin Kuc që shënoi në minutën e 30-të të ndeshjes për fitoren shumë të rëndësishme për skuadrën e udhëhequr nga Ilir Daja, në rrugën për të mbrojtur titullin kampion.

Suharekasit pas gjashtë ditësh zhvillojnë takimin e radhës, ku do ta presin Trepçën ’89, ndërsa Drenicën e pret sërish një ndeshje e vështirë, ku përballet me Gjilanin.

Dukagjini – Drita

Në anën tjetër në Klinë u zhvillua takimi tjetër, ku Drita ishte mysafire e Dukagjinit, në një ndeshje që përfundoi pa gola dhe kjo më së shumti i konvenoi Ballkanit, ndërsa të dy skuadrave iu prishi punë.

Të dy skuadrat luftojnë për objektiva të ndryshme. Klinasit synim kanë vendin e tretë që është vendi i fundit që dërgon në gara evropiane, ndërsa gjilanasit titullin kampion.

Ndeshja e zhvilluar në Stadiumin 13 qershori nuk prodhoi asnjë gol gjatë 90 minutave, marrë parasysh se një gol i Dukagjini u anulua në pjesën e parë nga VAR-i, dhe si rrjedhojë takimi përfundoi 0:0.

Të dy skuadrat do të kenë punë të vështirë në ndeshjet e fundjavës së ardhshme, me Dritën që do ta presë Prishtinën, ndërsa Dukagjini do të udhëtojë në Podujevë për t’u takuar me Llapin.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit