Ballkani e ka fituar derbin e javës së gjashtë të Superligës.
Skuadra suharekase shënoi fitore ndaj kampionit në fuqi, Dritës, me rezultat 2-0.
Sulmuesi algjerian, Walid Hamidi shënoi golin e epërsisë, në minutën e 39-të. Me rezultat 1-0 u mbyll pjesa e parë.
Një autogol nga Besnik Krasniqi në minutën e 86-të, vulosi fitoren e Ballkanit.
Ballkani me këtë fitore shkon në kuotën e 12-të pikëve dhe renditet në vendin e dytë, derisa Drita me 5 pikë në gjashtë ndeshje, renditet në vendin e parafundit në tabelë