5.6 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

Ballkani fiton derbin ndaj Llapit, Malisheva e mposht Lirinë

- Advertisement -

Ballkani ka mposhtur rivalin direkt Llapin, derisa Malisheva arkëtoi pikët e plota te Liria e Prizrenit, në kuadër të xhiros së tetë në Superligën e Kosovës.

“Xhebrailat” fituan derbin ndaj Llapit me rezultat të ngushtë 2:1.

Derbi ishte shumë interesant nga minuta e parë, me dy skuadrat që kishin raste të shumta por nuk arritën t’i finalizonin.

Nazmi Gripshi me një gol të bukur i dha epërsinë Ballkanit (35’), rezultat me të cilin përfundoi pjesa e parë.

Ndërsa, sulmuesi Almir Kryeziu dyfishoi epërsinë në fillimin e pjesës së dytë për të qetësuar tifozët e pranishëm në stadium (47’).

E tëra që bëri Llapi ishte goli i nderit, i realizuar nga Gashjani pas një aksioni të shpejtë (75’).

Me këtë fitore, Llapi merr liderin me 19 pikë derisa Llapi bie në vendin e dytë me 16 sosh.

Në anën tjetër, Malisheva triumfoi në udhëtim te Liria e Prizrenit me rezultat minimal 0:1.

Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi Ilir Mustafa nga pika e bardhë (68’).

Pas kësaj fitore, Malisheva renditet në pozitën e katërt me 12 pikë derisa Liria qëndron në vendin e tetë me gjashtë sosh.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit