18.3 C
New York
Thursday, October 24, 2024

Buy now

Ballkani fiton derbin ndaj Gjilanit, pa fitues në dy takimet tjera

- Advertisement -

Ballkani ka shënuar fitore të ngushtë ndaj Gjilanit (2:1), derisa Drita ka barazuar me Dukagjinin (2:2), njësoi si Llapi me Prishtinën (0:0).

Ndeshja më interesante u zhvillua në Suharekë, ku Ballkani mposhti me rezultat të ngushtë 2:1 Gjilanin.

Pas 19 minutave lojë, sulmuesi Albin Berisha kaloi Ballkanin në epërsi, rezultat me të cilin edhe përfundoi kjo pjesë.

Gjilani arriti të këndellet përmes një goli të Bilalit pas një aksioni shumë të shpejtë (59’).

Sidoqoftë, transferimi më i fundit Arb Manaj vulosi çështjen e fituesit pas një harkimi të Hamidit (78’).

Pas kësaj fitore, Ballkani renditet në pozitën e dytë me nëntë pikë derisa Gjilani zë vendin e parafundit me një sosh.

Në anën tjetër, derbi i rivalëve Llapi dhe Prishtina përfundoi pa gola, pavarësisht rasteve të shumta.

Të dy skuadrat zhvilluan lojë agresive me raste të njëpasnjëshme, ose provonin të fitonin nga kundërzbritjet mirëpo që s’i konkretizuan rastet.

Kësisoj, Prishtina renditet në pozitën e tretë me tetë pikë derisa Llapi një vend më poshtë me shtatë sosh.

Kurse, Dukagjini disi arriti ta ndalë në një barazim skuadrën e Dritës në Gjilan, me rezultatin përfundimtar që doli të jetë 2:2.

Mysafirët avancuan të parët me një gol të bukur të Bujar Shabanit (30’).

Sidoqoftë, Drita arriti ta përmbysë përmes dy golave të shpejtë nga Blerim Krasniqit (30’) dhe Besnik Krasniqit (40’).

Mirëpo, klubi nga Klina u rikthye sërish në lojë përmes një goli të Ardin Dallkut (65’).

Vendasit kishin rastin e artë për ta fituar ndeshjen në kohën shtesë mirëpo Besnik Krasniqi dështoi nga pika e bardhë (90+1′).

Drita me këtë barazim ngrihet në pozitën e pestë me pesë pikë derisa Dukagjini renditet në pozitën e tetë me dy sosh.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit