19.4 C
New York
Saturday, October 19, 2024

Buy now

Ballkani fiton bindshëm në udhëtim dhe shkëputet në tabelë

- Advertisement -

Ballkani ka fituar bindshëm në ndeshjen e xhiros së 11-të të elitës së futbollit të Kosovës. Pas disfatës nga Astana të enjten në Ligën e Konferencës, kampioni i dy edicioneve të fundit në Superligë, Ballkani, mposhti të dielën 3:0 në udhëtim Feronikelin 74.

Ndeshja u zhvillua në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas. Ishte fitorja e tetë e edicionit aktual për Ballkanin e trajnerit Ilir Daja, ndërsa Feronikeli e pësoi disfatën e gjashtë.

Golat e fitores për Ballkanin i shënuan Almir Kryeziu në minutën e 44-t, Edvin Kuç në minutën e 66-të dhe Nazmi Gripshi në minutën e 81-të. Te Feronikeli 74, Fiton Hajdari humbi mundësinë të shënonte nga penalltia. Ballkani tani në pozitën e parë ka 26 pikë, kurse Feronikeli 74 mbetet me 11 pikë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit