Ballkani ka fituar derbin ndaj Prishtinës.
Skuadra e Ballkanit ka arritur të marrë fitore në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, duke mposhtur Prishtinën me rezultat minimal 0:1.
Para se skuadrat të zbrisnin në fushën e blertë, derbi u shëmtua nga një përleshje mes tifozësh.
Në fushën e blertë, skuadra e Ballkanit doli të ishte më e përgatitur dhe arriti të merrte tri pikët.
Golin e vetëm në këtë takim e shënoi Albion Rrahmani, i cili njëkohësisht i siguroi tri pikët skuadrës së Ilir Dajës.
Ballkani shkon në kuotën e 9 pikëve pas tri ndeshjeve, duke ruajtur startin perfekt në këtë sezon. Prishtina e Munishit mbetet në shtatë pikë pas katër ndeshjeve, në pozitën e katërt.