Dy herë shkoi deri në fazën e grupeve të UEFA Europa Conference League.
Por edhe edicionin e kaluar kur nuk ia doli, Ballkani megjithatë e kaloi rrethin e dytë kualifikues në këtë kompeticion, duke eliminuar kampionët e Maltës, Hmarun Spartan.
Në të njëjtën fazë, suharekasit sonte e zhvillojnë duelin e kthimit ndaj një tjetër ekipi maltez, raporton Klankosova.tv.
Floriana u mposht 4-2 javën e kaluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, teksa sonte “Xhebrailat” duhet vetëm ta menaxhojnë triumfin e parë, pasi pos fitores e barazimit, u konvenon edhe një humbje eventuale me një gol diferencë.
“Portokall e Zinjtë” janë klubi më i suksesshëm kosovar në arenën ndërkombëtare, ku pos arritjes në finalet e Konferencës evropiane, kanë realizuar edhe më së shumti gola në eliminatore, plot 46 sosh.
Përballja ndërmjet Florianas dhe Ballkanit fillon në orën 20:45 dhe zhvillohet në arenën sportive “Centenary Stadium” në Ta’ Qali.