Dy klubet kosovare Ballkani e Drita do t’i zhvillojnë ndeshjet e tyre, në kuadër të raundit të tretë kualifikues të Ligës së Konferencës.
Ballkani do të jetë nikoqir i skuadrës së Irlandës Veriore Larne, skuadër të cilën e kishte demoluar vitin e kaluar me rezultat të thellë 7:1.
“Xhebrailat” shihen si favorit i padiskutueshëm, ndërsa do të kërkojnë fitoren qysh në përballjen e parë për t’iu afruar avancimit tutje.
Ndërkohë, Drita do të jetë mysafir i klubit nga Letonia Auda. “Xhebrailat” kanë skuadër më të mirë, sidoqoftë ekipi vendas ka gjithashtu mjaftë eksperiencë.
Synimi i të dy skuadrave kosovare mbetet fitorja, me shpresën për t’iu afruar play-offit e pastaj për të hyrë në fazën e grupeve të këtij kompeticioni.
Përndryshe, përballja Auda – Drita do të nis me fillim nga ora 17:00, kurse Ballkani luan ndaj Larnes nga ora 20:00.