24.1 C
New York
Monday, September 16, 2024

Buy now

Ballkani, Drita dhe Dukagjini avancojnë tutje në Kupën e Kosovës

- Advertisement -

Ballkani, Drita dhe Dukagjini kanë kryer “detyrën” për t’u kualifikuar në çerekfinalet e Kupës së Kosovës.

Kampioni i Kosovës mposhti minimalisht skuadrën e Vëllaznimit, me rezultat minimal 1:0.

Sfida ishte e dominuar plotësisht nga skuadra e Ilir Dajës, por që vetëm një herë arritën ta tundin portën kundërshtare.

Heroi i përballjes rezultoi të jetë Vesel Limaj që shënoi një gol të bukur për ta kualifikuar Ballkanin tutje (57’).

Ndërsa, Drita ka qenë bindëse nën urdhrat e Zekirija Ramadanit duke fituar me rezultat 3:0 kundër Rilindjës.

Besnik Krasniqi i dha epërsinë vendasve pas 12 minutave lojë, derisa gjashtë minuta më vonë Blend Baftiu e dyfishoi epërsinë (18′).

Kurse, fitoren e vulosi Krasniqi pas një super asistimi tjetër (54’).

Një triumf të vështirë e ka siguruar edhe Dukagjini, që e eliminoi Dinamo Ferizajn me rezultat minimal 1:0.

Golin e vetëm në këtë përballje e shënoi Altin Mërlaku, edhe pse mysafirët kishin disa raste shënimi për ta barazuar ose ndoshta edhe përmbysur rezultatin.

Ndërkohë, përballja mes Trepçës ’89 dhe Llapit ka shkuar në vazhdime pasi në kohën e rregullt rezultati doli të jetë 2:2.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit