1:1 është mbyllur përballja në mes të nënkampionit të Kosovës në futboll Ballkanit dhe Gjilanit.
Në sfidën që u zhvillua në Gjilan, të parët në epërsi kaluan vendasit përmes Almir Aganspahiq, i cili në minutin e 29-të shënoi nga pika e bardhë.
Derisa, ekipi nga Suhareka nuk lëshoj pe dhe në minutin e 66-të e arritën barazimin përmes Marsel Ismajlgecit.
Me këtë barazim, Gjilani dhe Ballkani e mbyllin xhiron e parë të kampionatit në vendin e katërt dhe të pestë në tabelë.
Në krye ndodhen dy skuadrat nga kryeqyteti, Prishtina e Re dhe Prishtina, që kanë nisur sezonin me fitore.
Djelmoshat e udhëhequr nga Orges Shehi, janë cilësuar favorit për ta fituar por që ky start bën që ajo dhe Drita , ndoshta edhe për shkak të lodhjes që patën në ndeshjet në Evropë – të bëjë që të kenë një fillim të vështirë.
Drita dje humbi minimalisht nga Ferizaj, në ndeshjen e parë të këtij edicioni.
Kurse, rivali lokal Gjilani, në anën tjetër dha sinjale të forta se do të jetë një skuadër që do t’u shkaktojë probleme rivalëve të mëdhenj, sidomos në ndeshjet në shtëpi.