Dukagjini – Ballkani
Dukagjini ishte shumë afër fitores ndaj kampionit në fuqi Ballkanit, pasi ishte në epërsi deri në minutat e fundit të takimit, por një gol i vonshëm nga suharekasit, bëri që ndeshja të përfundonte me barazim.
Ishte Khomutov që shënoi për klinasit, për ta çuar rezultatin në 1:0 në minutën e 71-të.
Teksa nga humbja Ballkanin e shpëtoi Berisha që shënoi për 1:1 në minutën e 89-të.
Ballkani kështu humb pozitën e parë, me Dritën merr kreun e tabelës.
Prishtina – Llapi | Trepça’89 – Gjilani
Të dy ndeshjet tjera përfunduan pa gola, pa pasur diçka për të veçuar nga takimet.
Prishtina tani ka 42 pikë dhe mbetet pesë pikë prapa Gjilanit, e cila është në vendin e tretë, apo pozita e fundit që dërgon në gara evropiane, teksa aty afër kryeqytetasve është edhe Llapi me Dukagjinin me nga 41 pikë.