Mospjesëmarrja e kabinetit qeveritar në seancën parlamentare ka shtyrë opozitën të kërkojë shtyrjen e saj. Në rend dite janë pyetjet parlamentare.
Në këtë seancë janë duke munguar ministrat dhe një pjesë e madhe e deputetëve. Ndërsa, prezent nga ministrat janë ministri i Bujqësisë, Faton Peci dhe ai i MKRS-së, Hajrulla Çeku.
Disa deputetë të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës e lëshuan edhe sallën si shkak i mospjesëmarrjes së mazhorancës.
Seancën është duke e udhëhequr nënkryetrja Saranda Bogujevci.