-1.6 C
New York
Saturday, December 21, 2024

Buy now

Kurti flet për takimin me shefin e CIA-s: Dëshmi e përkushtimit të SHBA-së ndaj sigurisë në Kosovë

- Advertisement -

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, në përurimin e Klinikës Emergjente, ka folur edhe rreth takimit me shefin e CIA-s, Wiliam Burns, ku vizitoi pak ditë më parë Kosovën.

Kurti tha se takimi ka shkuar shumë mirë, gjersa theksoi se është një dëshmi e kujdesit të SHBA-së për sigurinë dhe parandalimin e çfarëdo cenimi të sigurisë në kuadër të marrëveshjes bilaterale.

“Takimi ka shkuar shumë mirë. Natyrisht ne kemi bashkëpunim me SHBA-në dhe CIA-n. Unë e falënderoj shefin e CIA-s, Wiliam Burns, që vizitoi vendin tonë. Kjo është një dëshmi e përkushtimit dhe kujdesit të SHBA-së për sigurinë dhe parandalimin e çfarëdo cenimi të sigurisë në kuadër të marrëveshje bilaterale”, ka thënë Kurti.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit