Trajneri i kombëtares së Shqipërisë Sylvinho, e ka marrë edhe nënshtetësinë shqiptare.
Kështu së paku tha ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Taulant Balla.
Kjo ka ndodhur gjatë Samitit të Diasporës, që po mbahet në Pallatin e Kongreseve në Tiranë.
“Jemi këtu në Samitin e Diasporës shqiptare. Kam pranë kam shqiptarin e fundit që ka pranuar të jetë qytetari ynë”, thuhet në videon e publikuar nga Balla e më pas, Sylvinho shprehet: “Sigurisht, shqiptar puro. Shumë faleminderit”, tha trajneri brazilian.
Strategu brazilian ka arritur që ta kualifikojë kombëtaren “Kuq e Zi” në EURO 2024.
Shqipëria përfundoi si e para në grupin e saj, para Çekisë e Polonisë.
Kjo është hera e dytë që kombëtarja shqiptare kualifikohet në një Kampionat Evropian.
Hera e parë ishte në vitin 2016.