23.7 C
New York
Saturday, July 12, 2025

Buy now

Balla pas rrahjes së shtetasve shqiptarë në Mal të Zi: Po kryhet një hetim i plotë

- Advertisement -

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka falënderuar kryeministrin e Malit të Zi Milojoko Spajic, i cili reagoi për rastin e dhunës ndaj tre shqiptarëve sot në Mal të Zi.

Më herët ministri Balla zhvilloi urgjentisht një bisedë telefonike me ministrin e Brendshëm të Malit të Zi, Danilo Šaranović, pas ngjarjes së ndodhur në zonën e Herceg Novit, ku tre shtetas shqiptarë janë rrahur nga tetë persona të veshur me uniforma ushtarake.

Balla i ka kërkuar homologut të tij malazez informacion lidhur me ngjarjen, ndërsa ka falenderuar Policinë e Malit të Zi për reagimin e menjëhershëm.

“I jam shumë mirënjohës reagimit të menjëhershëm të autoriteteve dhe Policisë së Shtetit të Malit të Zi për dhunimin e tre të rinjve shqiptarë sot në Herceg Novi. Një hetim i plotë po vijon dhe personat e kësaj vepre do të mbajnë përgjegjësi”– shkruan Balla./TCh/

Të ngjashme

Të fundit