Ministri i shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla ka postuar një foto në rrjetet e tij sociale, me disa lojtarë nga Kosova, që janë pjesë e Shqipërisë.
Balla, si politikan, është një ndjekës i madh i futbollit shqiptar, dhe i atij evropian, kudo që luajnë shqiptarët.
Pak para ndeshjes së madhe të Shqipërisë me Serbinë, ai ka postuar një foto në rrjetet sociale, së bashku me disa lojtarë nga Kosova, që djersitin fanellën e kombëtares shqiptare.
Në foto janë të pranishëm Mirlind Daku, Ylber Ramadani, Arbër Hoxha, Ardian Ismajli dhe Adrion Pajaziti.