Deputeti shqiptar nga radhët e Partisë Socialiste (PS), Taulant Balla ka dalë në përkrahje të protestës së 17 tetorit në Tiranë e cila zhvillohet në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po mbahen në Hagë.
Ai në një postim në Facebook shkruan se në këtë protestë do të bashkohen mijëra zemra, duke filluar nga Kosova e në çdo cep të trojeve shqiptare.
“Nga Kosova, Maqedonia e Veriut, Shqipëria, diaspora e çdo cep i trojeve shqiptare — mijëra zemra do të bashkohen këtë të premte, më 17 tetor, ora 17:00, për të kërkuar njëzëri DREJTËSI PËR ÇLIRIMTARËT⚖️LIRIA KA EMËR 🇦🇱❤️🇽🇰”, ka shkruar Balla.
Postimi i plotë: