-4 C
New York
Tuesday, February 10, 2026

Buy now

Balla bën thirrje për protestën e 17 shkurtit: Mbi kombin shqiptar është zbrazur dje në Hagë një akuzë e turpshme

- Advertisement -

Deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar ashpër në lidhje me kërkesën e ZPS-së që ish-krerët e UÇK-së të dënohen veç e veç me 45 vjet burgim, që në total bie të jetë 180 vjet për katërshen drejtuese të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ai ka thënë se të hënën në Hagë kur edhe nisi fjala përfundimtare në procesin e Hashim Thaçit dhe të tjerëve, mbi kombin shqiptar u zbrazën akuza të turpshme e të mbushura me trillime e që qëllim kanë baltosjen e luftës çlirimtare të UÇK-së.

E për këtë ai ka bërë thirrje që të bashkohen në protestën e 17 shkurtit me moton “Drejtësi, jo politike” që do të mbahet në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë e që do të jetë në po të njëjtën ditë kur Kosova shënon 18-vjetorin e Pavarësisë.

“Mbi kombin shqiptar është zbrazur dje në Hagë një akuzë e turpshme e mbushur fund e krye me trillime, me qëlimin e vetëm baltosjen e luftës çlirimtare të UÇK. Ironia është se e njëjta prokurori ka kërkuar vite më parë dënime shumë më të ulta për xhelatët pushtues, përgjegjës për 12 mijë bij e bija nënash të cilëve ju grabit jeta, për 20 mijë gra dhe vajza që u përdhunuan, për 1600 persona të tjerë të vdekur e të pakallur, ose si i thonë në gjuhën burokratike të Hagës, rezultojnë të zhdukur. Prandaj mos mungoni më 17 Shkurt në Prishtinë! Të gjithë duhet të jemi aty”, ka shkruar ai.

Të ngjashme

Të fundit