4.5 C
New York
Sunday, December 14, 2025

Buy now

Balje: Vendimi i PZAP-it mbron përfaqësimin real të boshnjakëve dhe komuniteteve joshumicë

- Advertisement -

Deputetja Duda Balje ka reaguar pas vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), i cili ka refuzuar si të pabazuar ankesën e Koalicionit Vakat kundër vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për moscertifikimin e kandidates Ena Krasniqi në listën zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit 2025.

Balje e cilësoi këtë vendim si të drejtë dhe në përputhje me Kushtetutën dhe ligjin, duke theksuar se bëhet fjalë për përpjekjen e dytë radhazi të Koalicionit Vakat për të kontestuar, sipas saj, në mënyrë politike dhe juridike, të drejtën e komunitetit boshnjak për vendin e rezervuar që u takon me ligj.

“Sipas vendimit të PZAP-it, përfaqësimi përmes vendeve të garantuara nuk është formal, por duhet të jetë real dhe substancial. Kandidatët që synojnë këto vende duhet të kenë lidhje objektive me komunitetin përkatës — përmes përkatësisë etnike, gjuhës, identitetit kulturor apo angazhimit publik. Në këtë rast, këto kritere nuk janë dëshmuar,” theksoi Balje.

Ajo paralajmëroi se tentativa të tilla krijojnë një precedent të rrezikshëm, jo vetëm për boshnjakët, por për të gjitha komunitetet joshumicë në Kosovë, duke cenuar mekanizmin kushtetues të përfaqësimit dhe duke minuar besimin ndërmjet komuniteteve.

Të ngjashme

Të fundit