Deputetja nga radhët e pakicës boshnjake, Duda Balje është pyetur se a është në presion nga Serbia për votën për kryeparlamentare por edhe për formimin e Qeverisë.
Balje hodhi poshtë këto pretendime duke thënë se kësaj radhe nuk kishte aspakt presion.
Ajo shtoi se nuk i ndërron qëndrimet dhe se presioni ishte nga Vetëvendosje.
“Jo në asnjë mënyrë, në bashkëpunim mes partisë që unë përfaqësojë dhe ana tjetër as nuk ekziston, nuk ka as presion, asnjë parti boshnjake nuk ka pasë prej anës së serbëve. Vetëvendosje jam e sigurt që e dinë qëndrimin dhe pas kësaj deklarate ka pas presion prej anës së Kosovës dhe kam kalu kohë të vështirë dhe qëndrimin tem nuk e ndryshoj”, tha Balje.