As të enjten nuk kaloi në Kuvend rezoluta për Policinë e Kosovë, e propozuar nga PDK-ja.
Lidhur me këtë, deputetja Duda Balje deklaroi se kjo po ndodh për shkak që qeveria do që të jetë pronare e skenarit për policinë.
“Kjo është e vetmja arsye. Besoj që qeveria është duke bërë diçka, por do që të jetë pronare e skenarit dhe sepse unë mendoj që pozita nuk do që ta fuqizojë opozitën. Besoj që edhe qeveria ka informata se në çfarë gjendje është Policia e Kosovës”.
“Ne kemi marr një informatë nga përfaqësuesi i sindikatës policore se kur njëri prej policëve e ka humbur jetën, kur e kanë marr trupin e tij i kanë gjetur 1 euro e 60 cent në xhep. Vërtetë gjendja është katastrofale dhe dua të besoj që qeveria do të ndërmarrë një hap konkret”.
“Ata kanë nevojë të respektohet ligji dhe udhëzimi administrativ që e kemi nxjerrë, edhe për rrogën e 13-të, për çka e kanë edhe përkrahjen e gjykatës, dhe tani ata do të bëjnë padi kundër shtetit”.
“Një prej kërkesave që ata e kanë pasur në Komision është që të mos politizohet çështja”, deklaroi Duda Balje në emisionin Edicioni Special në Klan Kosova.