Deputetja Duda Balje, para seancës së 43-të konstituive, shprehu shpresën që partitë shqiptare do të arrijnë një marrëveshje për të zgjidhur ngërçin politik që ka ndodhur.
Ajo theksoi se nëse AAK vendos të votojë, problemi i mungesës së votave do të zgjidhet.
“Unë shpresoj që partitë shqiptare do të bëjnë marrëveshje mes vete dhe vota ime s’ka me qenë diçka që mundet me bë ndryshim. Gjithqysh duhet me dalë prej kësaj krize, besoj se fort se një anë duhet të lëshojë pe, dhe kemi disa ditë për me pa çfarë plane ka. Nëse AAK voton, besoj që nuk ka me pas problem për vota”, tha ajo