Ish-opinionistja e Big Brother VIP Albania, Balina Bodinaku, në “Weekend” në Klan Kosova ka zbuluar se bashkëshorti i saj nuk i kishte folur për dy muaj për shkak të pjesëmarrjes në këtë reality‑show.
Megjithatë, ajo nënvizoi se nuk pati betejë mes dyshes por vetëm kokëfortësi.
“Kur unë pranova të isha opinioniste e BBVA, Andi nuk ishte pro, nja dy muaj nuk kemi folur. Ishte çështje kokëfortësie, nuk kishte betejë, por kokëfortësi”, tha Balina.
Balina tutje tha se e gjithë ajo periudhë për të ka qenë, ‘dil nga spitali dhe shko në BBVA’.
“Ishte i vështirë, eksperiencë interesante. Pjesën më të madhe as nuk i kisha parë ndonjëherë. Ishte një eksperiencë që nuk i thoja dot jo, gjërat ndryshe. Kishte vështirësitë e veta, tek të gjithë ndihej ajo ngarkesa e gjësë së re”, tha Balina.
Ajo ndër tjerash zbuloi se si kishte filluar të ishte pjesë e botës së televizionit.
“Kam qenë shumë e re, 14 vjeçe, dhe kam qenë shumë tifoze e futbollit, ndiqja çdo ndeshje të kampionatit shqiptar e italian. Dëshira më e madhe kanë qenë për futbollin, dhe shkrimi im i parë ishte në gazetë të sportit”, tha Bodinaku.
Detajet nga intervista në videon në vijim:






