Gareth Bale mund të bëhet trajner pas Kupës së Botës, Katar 2022.
Gareth Bale është lojtar i lirë, pasi i skadoi kontrata me Real Madridin.
Ai do të kërkojë të kalojë te një ekip ku mund të ketë minuta, pasi Kupa e Botës zhvillohet këtë vit.
Ndërsa, uellsiani dëshiron ta ndihmojë skuadrën e tyre në Katar 2022.
Por, pas botërorit planet e Bale janë të bëhet trajner, ashtu njoftoi një nga drejtuesit e kombëtares së tij.
“Unë po flisja me Gareth në Holandë kohët e fundit dhe ai është shumë i interesuar të marrë licencën e trajnerit B dhe A në Uells, pas Kupës së Botës. Shpresojmë se përmes kësaj do të jemi në gjendje të përdorim përvojën e tij për të mbështetur lojtarët tanë të rinj”, tha David Adams.
Uellsi është në grupin B për Kupën e Botës, së bashku me Amerikën, Anglinë dhe Iranin.