Ish-deputetja e Nismës Albulena Balaj- Halimaj përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka dhënë një mesazh për Partinë Demokratike të Kosovës.
Ajo thotë se për një minut, me bën me humbë shansin për ta kthyer lojën politike në garë për vend të parë?
Postimi i plotë :
Për një minut, me humbë shansin për ta kthyer lojën politike në garë për vend të parë?
E për një minut, me humbë mundësinë për t’u dhënë shpresë njerëzve dhe vendit?
Për një minut, me humbë fuqinë që sjell bashkimi i dy rrugëve që e kanë nisur këtë udhëtim shumë më herët?
E për një minut, me humbë mundësinë për ta mbyllur një kapitull përçarjeje dhe për ta hapur një epokë stabiliteti e shprese?
Për një minut, me humbë rastin për t’i treguar vendit se politika mund të jetë marrëveshje burrash, jo llogari të vogla e hakmarrje të heshtura?
E për një minut, me humbë atë që të gjithë po e kërkojnë?
E unë mendoj se këtë minut nuk do të duhej ta humbte askush






