Bala thotë se fushata “Sot dhe çdo ditë tjetër”, është fushatë e cila orienton të gjitha institucionet dhe shoqërinë në përgjithësi që dhuna të raportohet dhe të dënohet.
“Ne për çdo vit kemi raportime, dhe përmes këtyre raportimeve ne pak a shumë e dimë trendin e dhunës në familje. Ne mendojmë që dhuna është shumë më shumë prezentë krahasuar me numrin e raportimeve, prandaj fushata jonë “Sot dhe çdo ditë tjetër” , është fushatë e cila fton dhe orienton të gjitha institucionet dhe shoqërinë në përgjithësi që dhuna të raportohet dhe të njëjtën kohë të dënohet. Ne kemi një vetëdijesim në mesin e të gjithë atyre që pësojnë dhunë për raportim dhe në kuadër të këtyre shifrave në 99% e rasteve janë gratë dhe vajzat viktima të dhunës në familje, krahasuar me këtë shifër ne besojmë fuqishëm se dhuna është shumë prezentë në familjet tona”, ka deklaruar Bala
E ftuar në emisioni “Ditari” në tëvë1, ajo thotë se ndaj grave dhe vajzave në vazhdimësi ka pabarazi dhe diskriminime.
Madje, ajo ka përmendur edhe moshën në të cilën paraqitet dhuna më së shumti që është 25 vjeç deri në 45 vjeç.
Tutje ajo tha se Qeveria dhe Institucionet do të vazhdojnë punën dhe angazhimin që të iu përgjigjen secilit rast
“Ne në vazhdimësi kemi të bëjmë me pabarazitë e mëdha mesin e grave dhe vajzave, kemi të bëjmë me shtypjen dhe diskriminimin dhe në kuadër të kësaj normat kulturore dhe socio-kulturore të cilat I prijnë dhunës. Ne si Ministri e Drejtësi për këto 4 vite jemi udhëhequr nga Dokumenti Strategjik qysh është Strategjia dhe Plani i Veprimit që i ka katër shtylla kryesore që është parandalimi dhe indetifikimi, mbrojtja, ndëshkimi dhe ri-integrimi i viktimave të dhunës në familje. Mosha në të cilën ndodhë më së shumti dhuna është mosha 25 deri në 45 vjeç, nuk po flasim për mosha të shtyra. Ne si Qeveri dhe institucione do të vazhdojmë, sepse kërkohet punë dhe angazhim, askund në botë dhuna nuk është eliminuar dhe nuk do të eliminohet as në vendin tonë, por ajo që ne synojmë dhe jemi në përditshmëri të veprimeve tona është të ndërtojmë përgjigje institucionale ndaj secilit rast”, ka thënë Bala.
Ndryshe, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, mori pjesë dhe mbajti fjalë në Konferencën “Të Bashkuar Kundër Dhunës – Mjaft!”, të organizuar nga Ministria e Drejtësisë dhe Koordinatorja Nacionale Kundër Dhunës në Familje dhe Dhunës me Bazë Gjinore, në kuadër të fushatës globale të 16 ditëve të aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore.
Konjufca në fushatën kundër dhunës me bazë gjinore ka thënë se është i domosdoshëm solidarizimi i vazhdueshëm dhe angazhimi i përditshëm.