22.6 C
New York
Thursday, August 28, 2025

Buy now

Bajrami, VV-së: Veç dua t’ua kujtojë, Kurti vlerësoi se Dimali ju përfaqëson – katër vjet i mbrojti dështimet dhe korrupsionin e Liburnit

- Advertisement -

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami ka thënë se Albin Kurti ka vendosur Dimal Bashën në krye të Kuvendit, dhe Albin Kurti ka mbrojtur për katër vjet Liburn Aliu që sot u dorëhoq.

Ajo përmes një postimi në Facebook iu drejtua mbështetësve të Lëvizjes Vetëvendosje, disa prej të cilëve janë të pakënaqur me Dimal Bashën në krye të Kuvendit.

“Veç dua t’ua kujtoj të gjithë mbështetësve të LVV-së që s’janë të kënaqur me Dimal Bashën, se Albin Kurti e ka vlerësu se ai ju përfaqëson juve denjësisht, pra Dimali është vlerësimi që Albini ka për JU. Gjithashtu dua t’ju kujtoj mbështetësve të LVV-së, që sot po e quajnë të korruptuar dhe dështak Liburn Aliun: se Liburni ka qenë ministër i Albin Kurtit për katër vjet e gjysmë, me buxhetin më të madh në vend, dhe korrupsionin e dështimet e  Liburnit i ka mbrojtë Albin Kurti deri më sot”.

“Pra, mendoni recionalisht, se kemi zgjedhje lokale dhe nacionale. Qytetarët mund ta çojnë në pension me votë politikanin e korruptuar, të dështuar dhe nënçmues”, ka thënë Bajrami.

Të ngjashme

Të fundit