25.3 C
New York
Monday, September 29, 2025

Buy now

Bajrami: Vetëvendosje nuk ballafaqohet qe pesë vjet në debate publike

- Advertisement -

Deputetja e LDK-së, Hykmete N. Bajrami, kritikoi Lëvizjen Vetëvendosje për shmangie të ballafaqimit në debate publike.

Postimi i plotë:

Janë hipokritë dhe mashtrues, janë strukur dhe u kanë ikur debateve që pesë vjet
Deputetët e Vetëvendosjes që mbajnë kundërligjshëm pozitat e ministrave po kërkojnë debate të kandidatëve për kryetarë të komunave, ndërkohë të njëjtit struken, ikun dhe nuk ballafaqohen që pesë vjet në debate publike.

U bëj ftesë këtyre mashtruesve që ta marrin për dore deputetin Kurti, bashkë me deputetin Murati e të tjerët dhe të zgjedhin vendin e studion dhe të dalin e të ballafaqohën me oponentë politik për mafinë energjetike, për inflacionin, për rritjen e çmimit të energjisë elektrike dhe për secilën temë që dëshirojnë.

Por, këta tuxana, këta mashtrues e propagandues bëjnë thirrje për debate e vetë s’janë ballafaquar asnjëherë që pesë vjet në asnjë debat.
Kjo nuk është ftesa e parë, ju kam ftuar dhjetëra herë dhe keni ikur.

Dhe, s’kam asnjë dyshim se siç keni ikur nga debatet do të largoheni edhe nga keqqeverisja, krimi e korrupsioni në tri komunat që i keqqeverisni. Njëjtë e keni fundin edhe në krye të Qeverisë.
Epoka e mashtrimeve pesëvjeçare po iu merr fund!

Të ngjashme

Të fundit