10.9 C
New York
Sunday, November 24, 2024

Buy now

Bajrami: Vetëvendosja është bërë sinonim i korrupsionit

- Advertisement -

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka thënë se sot Lëvizja Vetëvendosje është bërë sinonim i korrupsionit.

Në një shkrim të gjatë në llogarinë e saj në Facebook, Bajrami ka shtruar një serë pyetjesh për kryeministrin Kurti dhe qeverinë të cilën ai e udhëheq.

“Dhe unë e pyes Albin Kurtin: Kur ka qenë vera dimër z. kryeministër? Atëherë kur kryeministri i Kosovës i kishte dyert e hapura në Shtëpinë e Bardhë e nënshkruate marrëveshje, apo tani kohën kur ju si kryeministër në SHBA s’mund takoni askënd tjetër pos menaxhmetin e UBER-it? A ka qënë vera dimër kur Kosova nënshkruante Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit apo nën qeverisjen tuaj që Kosova është që 14 muaj nën sanksionet të BE-së? Si na paska qënë vera më herët e si qenka tani kur që tri vite e gjysmë asnjë njohje, asnjë antarësim, asnjë projekt, asnjë investim, asnjë premtim i realizuar – veç patriotizëm fallc nga ju dezertorët e dikurshëm”, ka shkruar ndër të tjera ajo.

Postimi i plotë i saj 👇:

“dimër në verë”, “qerrja para kalit”, “kafeja pa filxhan” – gjuha e dështimit e Albin Kurtit

Kjo është gjuha e Albin Kurtit si kryeministër i Kosovës. A nuk do duhej që Kryeministri i 51% të votave, ai i menaxhimit të 11 miliardë eurove buxhet, i qeverisjes njëpartiake pa pasë nevojë që buxhetin ta ndajë politikisht sipas resorëve të partive në koalicion të fliste sot me terma konkrete, të fliste për projekte të mëdha infrastrukturore, për reforma në arsim, për reforma në drejtësi, për burgosje të të korruptuarëve të të gjitha qeverive, të na fliste për njohjet e reja, antarësimet në organizata ndërkompbtare për suksesin në Këshillin e Evropës, për nënshkrimin e Parternitetit për Paqe me NATO-n e të tjera si këto? Në një situatë normale, me një parti normale në pushtet këto do të ishin pritjet, por ky nuk është rasti i Kosovës. Kosova që 3 vite e gjysëm udhëhiqet nga një popullist eksterm që secilin vendim e bazon në sondazhe, jo sa ka me përfitu vendi, jo sa ka me përfitu qytetari, por çfarë ndikimi ka me pasë vendimi i tij në vota. Vota këto që me shumicë vijnë nga ata të cilët fare pak prekën nga vendimet e Albin Kurtit. Andaj Albin Kurti përdorë fraza si “dimër në verë”, “qerrja para kalit”, “kafeja pa filxhan”. Fraza të tilla boshe Albin Kurti përdori para dy dite kur takoj mërgatën, ai ndër të tjera u tha: “Gjendja ka qenë e rëndë, dikur edhe vera ka qenë dimër”.

Dhe unë e pyes Albin Kurtin: Kur ka qënë vera dimër z. Kryeministër?
Atëherë kur Kryeministri i Kosovës i kishte dyert e hapura në Shtepinë e Bardhë e nënshkruate marrëveshje, apo tani kohën kur ju si Kryeministër në SHBA s’mund takoni askënd tjetër pos menaxhmetin e UBER-it? A ka qënë vera dimër kur Kosova nënshkruante marrëveshjen e Stabilizim Asociimit apo nën qeverisjen tuaj që Kosova është që 14 muaj nën sanksionet të BE-së? Si na paska qënë vera më herët e si qenka tani kur që tri vite e gjysmë asnjë njohje, asnjë antarësim, asnjë projekt, asnjë investim, asnjë premtim i realizuar – veç patriotizëm fallc nga ju dezertorët e dikurshëm.

Këtu ndoshta duhet të kemi edhe pak mirëkuptim sepse krejt varet prej cilës përspektivë e sheh Albin Kurti verën dhe dimrin: si puna e xhipave të zi, derisa ishte në opozitë çfarë nuk thoshte për qeveritarët me xhipat e zi, që 3 vjet e gjysëm po thotë kjo thjeshtë është protokolare.

Një fjali tjetër me të cilën Kurti edhe mund ta mirëmbajë simpatinë e disa mërgimtarëve ishte “Korrupsioni pat pllakosur qeverisjet e mëhershme në majat e saj”.

Por, unë e pyes Kurtin çfarë ka bërë ai për ta luftuar korrupsionin?
Mergimtarët e dinë mirë se Kurti ka ardhë në pushtet duke premtu që ka me bë Dubravën 12 kate, që ka me i ndëshku të korruptuarit, por deri sot asnjë rezultat. Përkundrazi, Kurti merr në mbrojtje secilin të korruptuar, ka vetëm një kriter, që ai të jetë i Lëvizjes Vetëvendosje.
Tashëm ka evidencë, fakte e të dhëna që korrupsioni që po bën LVV në pushtet ka lënë nën hije çdo të korruptuar në histronë 20 vjeçare të qeverisjeve të kaluara: korrupsion me Martin Berishaj, korrupsion Nagip Krasniqi, korrupsion 900 kontrata sekrete në vlerë mbi 240 milionë euro, korrupsion me rezerva shtetërore, korrupsion në Ministri të Infrastrukturës (tendera për shefat e mëparshëm), korrupsion me subvencione në Ministrinë e Kulturës, korrupsion me çmime të barnave, korrupsion me drejtësi e në secilin institucion ku këta udhëheqin.
LVV sot është bërë sinonim i korrupsionit.

Çfarë ju tha tjetër Kurti mergimatarëve? Ju foli për kartonin e gjelbër? Jo, jo ai ju tha: “Buxheti i shtetit, zhvatej nga klikat e partive në koalicionin qeverisës”.

Kurti 15 vite në opozitë, i bindi mergimatrët dhe të tjerët që një frazë e tillë është e vërtetë, por z.Kurti unë të pyes:

A nuk është zhvatje me pagu Gani Jakupin 7000 euro në muaj e me i lënë minatorët pa paga që dy muaj?
A nuk është zhvatje me pagu darka e dreka në Prishtinë gjoja për lobim në Amerikë?
A nuk është zhvatje me ble 3.4 milionë euro orendi për zyre?
A nuk është zhvatje me shpenzu miliona për dreka e darka zyrtare?
A nuk është zhvatje me ble qindra mijëra eruo për teleona?
A nuk është zhvatje me ju dhanë familjareve qindra mijëra euro subvencione për OJQ-të e tyre?
A nuk është zhavtje me ju dhanë dostave mbi 240 milionë euro tendera sekret?

Qysh po mbetët vera dimër apo dimri verë?

Meqë Kurti ska asnjë rezultat për 3 vjet e gjysëm qeverisje, ai natyrisht shpëtimin e gjenë te e kaluara, ai ndër të tjera kishte thënë se në qeveritë e kaluara “Taksat qe derdheshin te Thesari i shtetit nga djersa e qytetarëve, përfundonin në xhepat e pushtetarëve”, tipike fjali e Albin opozitarit i cili po mundohet të abstrahoj krejt çka ka ndodhë që 3 vite e gjysmë.

Albin Kurti me të marrë mandatin e ka rritë pagën e vet dhe të krejt Kabinetit me rreth 50%, e ka ngritë çmimin e rrymës mbi 100%, ai dhe ministrat e tij e kanë soditë inflacionin pa marrë asnjë masë të vetme, inflacioni ka rritë çmimet e produkteve bazë me mbi 50%, në saj të cilit Qeveria që 3 vite i vjelë dhunshëm xhepat e qytetarëve. Përmes inflacionit po ndodhë transfer i lirë i parsë nga xhepat e qytetarëve në Thesarin e shtetit e mandej Albini & Co, përmes tenderave njëburimor dhe subvencioneve po i transferojnë te dostat e tyre. Ky është realiteti që po e jetojmë – qyetatarë më të varfër e pushtetarë më të pasur, andaj edhe gjithë kjo propoagandë.

Albin Kurti për të mbuluar dështimin e tij përdor fjali si “vera dimër e dimiri verë”, “qeverisjet e kaluara” duke folë në përgjithësi pa qenë në gjendje me veçu një emër të vetëm. Ai po harron se tani në historinë e qeveisjes së këtij vendi ai ka marrë pjesë pothuaj sa secila parti tjetër, vetëm se trashëgimia e tij është zero – jo zero është izolimi i vendit, korrupsion dhe nepotizëm.

Natyrisht se Albini nuk mund të fliste në terma konkretë me mergimtarët, nuk mund të thoshte se i ka ndërtu 160 çerdhe, sepse nuk e ka bërë një gjë të tillë, nuk mund të ju thoshte se e ka liru çmimin e energjisë, as që e ka liru çmimin e bukës, vajit, sheqerit sepse nuk e ka bërë një gjë të tillë, nuk mund të ju fliste as për sigurime shëndetësore, as për 4000 banesa për qitet e reja, as për ndërtimin e 5 shtepive për të moshuarit, as për ndërtim të rrugëve, urave, tuneleve e magjistraleve, as për integrime euroatlantike dhe antarësim në organizata ndërkombëtare, as për Fondin Sovran e Bankën Zhvillimore, sepse asnjë nga këto nuk janë bërë.
Albin Kurtin është përgjegjës që ja humbi vendit katër vite.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit