7.6 C
New York
Tuesday, November 25, 2025

Buy now

Bajrami: Vendi ka nevojë për një qeveri që lufton korrupsionin, largon mashtruesit

- Advertisement -

Deputetja e Lidhjes Demokratike, Hykmete Bajrami, ka bërë thirrje për mobilizim të përgjithshëm qytetar për zgjedhjet e 28 dhjetorit, duke theksuar se synimi i LDK-së është rikthimi si forcë e parë politike në vend.

Përmes një shkrimi në Facebook, Bajrami ka ftuar qytetarët që të mbështesin kandidatin e LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, duke u zotuar për një qeverisje që ofron llogaridhënie dhe forcim të aleancave ndërkombëtare.

Sipas Bajramit, Kosova ka nevojë për një qeveri që “lufton korrupsionin, largon mashtruesit, për një qeveri që i jepë përkrahje drejtësisë kur ndëshkon abuzuesit, një qeveri që merret seriozisht me reforma që ndikojnë në rritjen e sektorit privat dhe bën luftë të pa kompromis kundër mafisë energjetike.”

Postimi:

Lidhja Demokratike e Kosovës duhet të kthehet në vendin e parë. Alternativa që ne ofrojmë është forcimi i shtetit, forcimi i aleancave, forcimi i ekonomisë përmes konkurrencës fer dhe ballafaqimi i drejtpërdrejtë i të korruptuarëve me drejtësi.

Koha që secili prej nesh të japë maksimumin për ta bërë projektin e LDK-së fitues për hir të shtetit dhe të ardhmes së fëmijëve, të rinjve, të moshuarve dhe gjithë shoqërisë.

Ftoj çdo qytetar ta mbështesë LDK-në dhe kandidatin tonë për Kryeministër z. Abdixhiku më 28 dhjetor. Kërkoj përkrahje nga të zhgënjyerit, nga ata që Kosovën e duan si vend për të jetuar, nga prindërit që ardhmerinë e fëmijëve e shohin këtu, nga mërgata dhe nga të gjithë ata që kanë dhënë gjithçka për Kosovën.

Ne nuk premtojmë mrekulli por funksionim të të gjitha hallkave të shtetit, llogaridhëne për taksat dhe besimin e qytetarëve dhe punë pa u ndalur!

Vendi ka nevojë për një qeveri që lufton korrupsionin, largon mashtruesit, për një qeveri që i jepë përkrahje drejtësisë kur ndëshkon abuzuesit, një qeveri që merret seriozisht me reforma që ndikojnë në rritjen e sektorit privat dhe bën luftë të pa kompromis kundër mafisë energjetike.

Zoti e bekoftë Kosovën, Zoti e bekoftë LDK-në, Zoti i bekoftë qytetarët dhe miqtë e Shtetit tonë!

Të ngjashme

Të fundit