23.7 C
New York
Tuesday, August 19, 2025

Buy now

Bajrami thotë se ZRrE po i shërben mafisë : S`është në pyetje zbatimi i ligjit, por mungesa e subvencionit prej 50 milionë euro nga qeveria

- Advertisement -

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka kritikuar Zyrën e Rregullatorit të Energjisë për propagandë.

Ajo ka bërë me dije se ZRrE-a është ven në shërbim të qeverisë dhe mafisë energjetike.

Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se nuk është në pyetje zbatimi i ligjit, por mungesa e subvencionit prej 50 milionë euro nga qeveria.

“Nuk ka asnjë dyshim se jeni vënë në shërbim të qeverisë dhe mafisë energjetike. Ju si bord i ZRRE-së, po me këtë përbërje që keni, në nëntor të vitit 2024 keni miratuar dokumentin i cili thotë se “Për periudhën e shqyrtimit, bazuar në treguesit e analizuar, tregu i energjisë elektrike me shumicë dhe pakicë shfaq mungesë konkurrence dhe përqendrim të lartë.”. A mund ta mohojë ZRRE-ja një gjë të tillë? Për më tepër, në takimin e datës 12 maj të këtij viti në zyrën tuaj, ku unë isha bashkë me Visar Azemin, ju e keni thënë, po parafrazoj: “e vetmja mundësi për t’i mbajtur bizneset në shërbimin universal të furnizimit të energjisë ka qenë nëse Qeveria do t’i ndante 50 milionë euro subvencion”. Ka dëshmitarë që e keni thënë këtë në takim me mua, e keni thënë edhe në takim me shoqatat e biznesit, e ka shumë mundësi ta keni thënë edhe publikisht”, ka shkruar ajo, duke dhënë detaje tjera.

“Pra, nuk është në pyetje zbatimi i Ligjit (sepse Ligji ka qenë aty që nga viti 2016), por mungesa e subvencionit prej 50 milionë Euro nga qeveria. Normalisht që ligjet duhet të zbatohen, por fillimisht duhet të krijohen kushtet për zbatimin e tyre, e këto kushte nuk janë krijuar sipas dokumentit që ju vetë e keni miratuar në nëntor të vitit 2024. Sot, represionin që po u bëni bizneseve e paskeni shitur si sukses. Paskeni treguar se 92% e njëhësorëve të këtyre kompanive tash janë duke u furnizuar nga operatorët privat, por asnjë fjalë nuk paskeni thënë për depozitat e majme monetare që janë detyruar kompanitë t’i bëjnë te këta operatorë privat (tregtarët e energjisë), çfarë kontratash janë nënshkruar, e me çfarë çmimi? Dhe sipas jush kjo po që është fitore, por është fitore e mafisë energjetike, e cila do të ketë pasoja katastrofale për ekonominë vendore në përgjithësi, ndërsa rritja ernorme e çmimeve për secilin produkt vendo e të imprtuar është dhurata që ju si ZRRE përmes këtyre politikave, po u bëni qytetarëve të vendit.

Unë ftoj kryetarin e Bordit të ZRRE-së, pse jo edhe krejt bordin, në një studio televizive, të flasim për tregun e lirë, për dokumentin e aprovuar nga vetë ZRRE-ja, për ekskluzivitetin që kanë NOA dhe EFT-ja e Vuk Hamoviqit në tregtimin e energjisë dhe për përgjegjësinë që ka ZRRE-ja në krejt këtë katrahurë”, ka shkruar Bajrami.

Të ngjashme

Të fundit