8.3 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Bajrami thotë se Qeveria po tallet me sektorin publik

- Advertisement -

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka folur për pakënaqësitë që janë shfaqur nga punëtorët e sektorit publik rreth Ligjit të Pagave.

Bajrami në emisionin “Info Nata” në Tëvë1, ka treguar të dhënat që ka marrë nga qytetarët rreth pagave se sa u ka dalë në muajin janar dhe shkurt.

“Me të dhënat që unë personalisht i kam verifikuar dhe njerëzit që mi kanë dërguar screenshotat se sa iu ka dalë paga e tyre në Janar dhe Shkurt, janë këto: shërbyesit civil në komunë me 10 vite përvojë pune paga nga 364 u është bërë 381, është Komuna e Pejës. Mësimdhënës klasa 10 deri 12, 34 vite përvojë pune paga i është rritur 60 euro. Premtimi i kryeministrit me ato grafika që i ka paraqitur ka qenë që mësimdhënësve në arsimin e mesëm të lartë do t’iu ngrihet paga 150 euro, në fakt nuk është ngritur aq po 60 euro. Po ashtu që për zjarrfikësit premtimi ka qenë që do të kenë plus 200 euro, kanë marrë vetëm 83 euro shtesë. Për stafin në komunë, ka kategori ku rritja është 3 euro, 11 euro…”, ka deklaruar ajo.

Sipas saj, është tallje me sektorin publik, ku për shërbyesit civil nuk ka pasur lëvizje të pagave që nga viti 2016.

“Është tallje me sektorin publik me rreth 82 mijë shërbyes civilë të cilët shërbejnë në administratën publike që prej vitit 2016 nuk ka pasur lëvizje të pagave duke marrë parasysh çfarë inflacioni kemi ne, tash po bëhet 1 vit kur kemi hyrë në një valë të madhe të inflacionit, çmimet nuk kanë rreshtur duke u ngritur. Sot në shportën bazë të konsumatorit secili çmim është i rritur me 50%”, ka përfunduar Bajrami.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit