23.2 C
New York
Wednesday, April 23, 2025

Buy now

Bajrami thotë se Kurti ka pretendime të sundojë si mbret

- Advertisement -

Shefja Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami ka thënë se nëse LVV do të kishte sjellje normale deri më tani do të kishte gjetur një partnerë për t’i formuar institucionet.

Ajo tha se LVV i dëshiron të gjitha për vete dhe siç tha ajo Kosova është demokraci dhe askujt nuk do t’i lejohet që të vendos për të gjithë.

“Besoni se po ata të kishin pasur sjellje normale, por edhe tash gjatë kësaj periudhe atëherë ata deri më tani do të kishin gjetur një partner. Nëse ata i dëshirojnë të gjitha për vete, me lejoni t’i informojë qytetarët dhe LVV-në se në këtë vend ka demokraci, ka sistem parlamentar, shumëpartiak dhe askujt nuk do t’i lejohet  që të vendos për të gjithë, sepse nuk lejojmë ne që të kemi një mbret i cili do të na sundojë dhe të këtë të gjitha nivelet e pushtetit”, ka thënë Bajrami.

E pyetur nëse Kurti ka pretendime të tilla për të sunduar si mbret, Bajrami ka thënë se po dhe sipas saj, këtë e tregon edhe siç tha ajo arroganca e tij ‘ose krejt ose asgjë’.

“Absolutikisht po që ka synime të tilla, me vetë faktin që del dhe kërkon 500 mijë vota… Synimet janë legjitime? Por, duhet të jesh në gjendje që nëse i ki 48 deputetë në Kuvend me gjete edhe një partnerë. Dmth është arroganca, është sjellja e tij, është ‘ose krejt ose asgjë’ dmth pikërisht këtu është tendenca…”, ka thënë ajo në emisionin “Info Nata” në Tëvë1.

Të ngjashme

Të fundit