“Zonja Mihali, shihemi në gjykatë. Tash po dihet adresa e saktë e shpifjeve dhe fushatave kundër meje. Dhe, jam e lumtur që nga nëntoka doli dhe tash e di adresen e shpifjeve, që bëhen që tri vite. Unë do të ushtroj padi ndaj zonjës Mihali për shpifje. E di që nuk e ka problem të shpifë zonja Mihali por le të vendosë gjykata mbi pretendimet e saj. Le t’i prezantojë faktet për çfarëdo që ka për mua prej fabrikave të armëve e deri te kompanitë farmaceutike. Nuk ju friksohem dhe nuk do të zbrapsëm, kot e keni. Nuk kam lidhje biznesi me Riga Farm, nuk kam pasë, nuk me lidhë asgjë me sektorin e farmacisë as me çmimet e produkteve farmaceutike, këto janë shpifje dhe vetëm shpifje. Këtë gënjeshtër e flisni që 3 vite, por se keni thënë publikisht andaj edhe s’kisha mundësi të ju padisë më herët.Fushatën linçuese po del se e keni udhëhequr ju zonja Mihali. Prandaj edhe me juve kërkoj përballje. Tash në gjykatë. Meqë keni dështu në secilin sektor, ju ka mbetur vetëm të ricikloni shpifje. Prandaj, Ju zonjë tregoni se pse ju ftoi Prokuroria Speciale për korrupsionin në KEK. Pse?”, ka shkruar Bajrami. /Lajmi.net/