31.9 C
New York
Thursday, June 12, 2025

Buy now

Bajrami takohet me përfaqësues të shoqërisë civile: Propozimi për Qeveri kalimtare është zgjidhje

- Advertisement -

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, bashkë me sekretarin e partisë, Imri Ahmeti, kanë pritur sot në takim përfaqësues të shoqërisë civile për të diskutuar krizën politike pas zgjedhjeve dhe vështirësitë në konstituimin e Kuvendit të ri.

Gjatë takimit, Bajrami tha se është përgjegjësi e partisë së parë të dalë nga zgjedhjet që të mundësojë konstituimin e Kuvendit. Ajo shtoi se në mungesë të këtij hapi, LDK-ja mbetet e përkushtuar në propozimin e saj për formimin e një Qeverie kalimtare.

“Bashkë me Sekretarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës z. Imri Ahmeti kemi pritur sot përfaqësuesit e shoqërisë civile, me të cilët diskutuam për tejkalimin e ngërçit politik në konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Edhe në këtë takim kemi treguar që është në dorën e partisë së parë ta bëj konstituimin e Kuvendit, për me tepër kemi përseritur qëndrimin tonë për zgjidhjen bllokadës përmes propozimit tonë për Qeveri Kalimtare.

Propozimi për Qeveri kalimtare është zgjidhje në situatën kur partia e parë po dështon t’i bëjë numrat për konstituimin e Kuvendit dhe rrjedhimisht edhe themelimin e Qeverisë. Sikurse është fakt se as partitë e deridjeshme opozitare nuk i kanë numrat për formim të Qeverisë.

Për të dalë nga kjo situatë, Kosovës i duhet një Qeveri kalimtare me detyra të qarta për të përgatitur vendin për zgjedhje pa një periudhe të dakorduar mes partive politike.

Ne falënderuam shoqërinë civile për kontributin e tyre dhe përpjekjet për të ndihmuar edhe në këtë situatë.”

Të ngjashme

Të fundit