Një tender njëburimor – në mesin e dy qind të tjerëve – në Ministrinë e Punëve të Brendshme, është kthyer si një nga temat më të mëdha të ngritura nga Lidhja Demokratike e Kosovës. Përkatësisht një tender që supozohej të kushtonte 9 milionë euro, i anuluar, dhe dhënë një-burimisht me procedurë të negocuar nga MPB-ja për licensa të Microsoft-it: e që kushtoi pastaj 15 milionë euro.
Xhelal Sveçla për të njëjtin tender tha se “nuk i di detajet” teksa provoi të arsyetojë metodën tashmë të etabluar të tenderëve njëburimor për shkak të rreziqeve të sigurisë prej atyre globale në ato rajonale me Serbinë.
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, shpjegoi fije-për-pe se si qëndron puna e këtij tenderi të famshëm:
“Vetëm në një tender në Ministrinë e Punëve të Bredshme ndrrimi nga procedura e hapur në atë sekrete i kushtoj buxhetit të shtetit 4 milionë e 693 mijë e 266 Euro… VËMENDJE: E njëjta kompani me procedurë të hapur 10 milionë e 295 mijë e 243 euro, ndërsa me procedurë të mbyllur/kontratë sekrete 14 milionë e 988 mijë e 509 euro, dmth, dallimi është 4 milionë e 693 mijë e 266 Euro”, tha Bajrami.
Reagimi i plotë:
As Rusia as Serbia, e as bombat atomike nuk mjaftojnë për ta fshehur korrupsionin me tenderat sekret të kësaj Qeverie.
Vetëm në një tender në Ministrinë e Punëve të Bredshme ndrrimi nga procedura e hapur në atë sekrete i kushtoj buxhetit të shtetit 4 milionë e 693 mijë e 266 Euro.
Kjo është historia e tenderit 15 milionësh në Ministrinë e Punëve të Brendhsme për të cilin ministri mbrëmë tha “nuk i di detajet”. Ja detajet minister:
Në viti 2017 blerja e licensave të Microsoft-it ishtë bërë me procedurë të hapur, ashtu siç e kërkon Ligji i Prokurimit Publik, kontratë tri vjeçare, në atë kohë tenderin e kishte fituar operatori ekonomik/kompania vendore “Cacttus” që kishte ofruar çmimin me të ulët 9 milionë e 529 mijë e 174 euro.
Në vitin 2020 prapë për blerje të licensave të Micosoft-it përmes një procedure të hapur, tenderin e fiton kompania nga Shqipëria ‘Infosoft Systems’, por kësaj radhe jo çmimi me i ulët sepse në garë kanë qënë edhe dy operatorë me çmim më të ulët se operatori fitues ‘Infosoft Systems’, por sipas Ministrinsë së Punëve të Brendshme ata nuk i kishin plotësuar të gjitha kërkesat e tenderit. Pra në vitin 2020 përmes procedurës së hapur ‘Infosoft Systems’ e furnizon Ministrinë e Punëve të Brendshme me licensa të Microsift-it për tri vite me çmim prej 10 milionë e 295 mijës e 243 euro.
Çka ndodhë në vitin 2023 është se Ministria e Punëve të Brendshme nuk shpallë më tender, duke eleminuar kështu çdo garë mes operatorëve ekonomik dhe kontratën e negocion vetëm me kompaninë ‘Infosoft Systems’, të cilën veçse e kishte brenda nga viti 2020, por tash kjo kontratë për kohën e njëjtë, mallin e njëjtë i kushton buxhetit të Kosovës hiç me pak se 14 milionë e 988 mijë e 509 euro.
VËMENDJE: E njëjta kompani me procedurë të hapur 10 milionë e 295 mijë e 243 euro, ndërsa me procedurë të mbyllur/kontratë sekrete 14 milionë e 988 mijë e 509 euro, dmth, dallimi është 4 milionë e 693 mijë e 266 Euro.
Ky është korrupsioni që po bëhet me kontrata sekrete. Kjo është aryeja që LDK është kundër kontratave sekrete.
Ministri mbrëme kur u pyet nga Jeta Xharra për këtë tender tha se ”nuk i di detajet”, kjo është e pavertëtë sepse ai e ka nënshkruar këtë kontratë, Ligji i Prokurimit Publik ia kërkon ministrit me nënshkru çdo kontratë që ëshë në vlerë mbi 250 mijë euro, ndërsa si arsye për procedurën sekrete që i kushtoj buxhtit gati 5 milionë euro më shumë ai përmendi Rusinë, Serbinë dhe bombat atomike.
Shihni një raportim të Nacionales për rastin konkret.