Mysafirja e edicionit të sontëm të Rubikonit, nënkryetarja e LDK-së Hykmete Bajrami, ka folur për shumë tema me interes të lartë për qytetarët, sidomos edhe të sferës ekonomike.
Ajo preku edhe temën e rritjes së çmimeve (inflacionit), por edhe subvencionet e Qeverisë Kurti.
Bajrami për këto subvencione, u shpreh në Klan Kosova se janë skema të korrupsionit publik.
“Si mund ta kuptoni ndryshe? Dhe tani më thoni ju mua se cila prej partive të tjera politike në Kosovë ka qenë e barabartë në garë për zgjedhjet lokale me Albin Kurtin? Albin Kurti i cili shpërndan 26 milionë derisa gjatë krejt kohës këtë muaj mbajti pa paga punëtorët e Radio Televizionit publik, të cilët e kishin buxhetin e ndarë, për të cilën kishte vendim të Qeverisë Hoti, ku paratë mund të lëshohen e pastaj t’i lihet Komisionit për Buxhet dhe Financa, që kurdo që të formohet që ta bëj kontrollin”, deklaroi ajo në Klan Kosova.






