Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka paralajmëruar se edhe në seanca tjera do t’i vazhdojnë fjalimet pasi të mbyllet seanca.
Siç tha ajo, kjo do të bëhet në shenjë proteste.
‘‘Natyrisht do të marrim pjesë në seanca, sepse ne në secilën seancës po kërkojmë nga kryesuesi të kthehet në rendin e ditës, dhe të na mundësohet e drejta e votimit. Në qoftë se kjo nuk na mundësohet ne prapë do të veprojmë ashtu siç vepruam dje në shenjë proteste, pasi që kryesuesi ta mbyllë seancën ne do të vazhdojmë me fjalimin’’, ka thënë Bajrami.