Profesori dhe ish-ministri Arsim Bajrami ka shprehur shqetësimin për mënyrën se si shteti i Kosovës po i trajton proceset gjyqësore ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Gjykatën Speciale.
Në një intervistë për emisionin “Frontal” në T7, Bajrami tha se ndjekja penale ndaj tyre nuk është individuale, por ka një dimension të gjerë politik dhe historik. Ai e krahasoi këtë situatë me qasjen që ka pasur Kroacia në të kaluarën, duke theksuar se atje shteti ishte tërësisht i mobilizuar për të mbrojtur figurat e luftës.
“Ka pasë zyre të konsulencës, ka pasur shoqata, është financuar Akademia, është financuar Universiteti, shoqëria civile, mediat, për ta mbrojtur luftën.”
“Kjo do të jetë një faturë që do ta paguajmë me vite, me disa gjenerata. Do ta vë një njollë të pashlyeshme në shtetësinë tonë dhe do t’i japë argumente ndoshta edhe Serbisë dhe shteteve jomiqësore që praktikisht ta quajnë shtetin”, tha ai.