Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, i ka ftuar publikisht për një debat televiziv ish-kryeministrin Albin Kurti dhe ish-ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.
Bajrami përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë e energjia elektrike që aktualisht furnizon vendin po vjen kryesisht përmes Serbisë dhe se reagimi i Rizvanollit nuk ka demantuar “asnjë fjalë” nga deklarata e saj.
“Për militantin që do t’i shtrejtohet prapë energjia elektrike, Artanja nuk e ka demantuar asnjë fjalë nga deklarata ime. Unë kam thënë se energjia po vjen përmes Serbisë. Ajo ka thënë se ka rrjedhë fizike të energjisë nga Serbia. Është saktësisht e njëjta gjë”, tha Bajrami.
Bajrami e sfidoi publikisht Rizvanollin për debat televiziv, bashkë me deputetin Albin Kurt përfaqësuesit e KOSTT-it dhe të ZRrE-së.
“Prandaj, ftoj publikisht Albin Kurtin, së bashku me Artanën, përfaqësues të KOSTT-it dhe të ZRrE-së, në një debat televiziv. Zgjidhni televizionin, kohën dhe studio.Ejani të flasim hapur: Për ato që ne i dimë, e për të cilat ju nuk po guxoni të flisni.Për mënyrën se si jeni shëndrruar në instrument të mafisë energjetike.Për faktin se sot Kosova ka gjeneruar energji vetëm me A3, që sipas KEK-ut mbulon rreth 10% të ngarkesës, ndërsa gjithë pjesa tjetër është import.Për faktin se si shumicën e ankandëve për transport të energjisë po i fitojnë NOA, kjo kompani gjigande që ka lulëzu në qeverisjen e juaj dhe EFT-ja e Vuk Hamoviqit, për të cilat Artanja, Kurti dhe LVV nuk nxjerrin asnjë fjalë nga goja. NOA po prin edhe në import”.
“Flasim për tenderin me negociata të KEK-ut në shumë prej137 milionësh pa studim të fizibilitetit (Rehabilitimi dhe Modernizimi i A3, i hapur që nga 22 janari i këtij viti). Për avaritë në baza mujore në KEK, e për të gjitha këto e të tjera që qojnë ujë vetëm në mulli të tregtarëve të energjisë/kumbarëve të qeverisë. Ejani, unë ju pres!Heshtja juaj po bërtet.Keni rënë kokë e këmbë – s’ka propagandë që ju mbron më”, ka shkruar ajo.
Postimi i plotë: