19.8 C
New York
Wednesday, September 17, 2025

Buy now

Bajrami: Rubin me dëshmi autentike rrëzoi konstruksionin e akuzës së montuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar

- Advertisement -

Akademik Arsim Bajrami e ka vlerësuar si historike dëshminë e ish-diplomatit James Rubin para Gjykatës Speciale.

Ai ka bërë me dije se dëshmia e Rubin përbënte një rrëfim autentik të qeverisë amerikane mbi luftën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në profilin e tij në “Facebook”, Bajrami ka shkruar se Rubin ka rrëzuar konstrukcionin e akuzës së montuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar për të ashtuquajturën “ndërmarrje të përbashkët kriminale”.

“Kjo dëshmi ishte historike, sepse përbënte një rrëfim autentik të Rubin dhe të qeverisë amerikane mbi luftën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Me argumente të fuqishme dhe të pa kundërshtueshme, Rubin rrëzoi konstrukcionin e akuzës së montuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar për të ashtuquajturën “ndërmarrje të përbashkët kriminale”. Gjatë tri ditëve të dëshmisë së tij, Rubin tregoi në mënyrë autentike rolin e Presidentit Hashim Thaçi në ndërtimin e paqes dhe krijimin e partneritetit strategjik me NATO-n dhe shtetet perëndimore. Duke qenë një nga anëtarët të delegacionit kosovar në Konferencën e Rambujesë, në cilësinë e këshilltarit ligjor, e vlerësoj se kjo dëshmi do ta bindë trupin gjykues që ta rikthejë procesin gjyqësor në bazamentin e tij real – të mbështetet vetëm në drejtësi dhe të vërtetën që Rubin shfaqi në këto tri ditë”, ka shkruar ai, duke u shprehur optimist edhe për deshminë e Poll Williams, i cili ka filluar sot.

“Jam i sigurtë se edhe miku im në Rambuje, Poll Williams me të cilin kemi punu bashkë tri javë në Rambuje, do të jepë dëshmi autentike për të vërteten e Rambujesë dhe rolit të Thaçit në ketë proces. Nëse synohet një gjykim i drejtë dhe i paanshëm, kam bindjen e thellë – si jurist karriere – se ky proces do të përfundojë me një aktgjykim lirues”, ka shkruar ai.

Të ngjashme

Të fundit