Bajrami risjell postimin e Kurtit nga 2018-a: “Që nga pavarësia, nafta kurrë s’ka qenë më shtrenjtë”

- Advertisement -

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka rikthyer në vëmendje një postim të vjetër të Albin Kurtit, në të cilin adresohet çështja e çmimit të naftës.

Në postimin e shpërndarë nga Bajrami, që mban datën 4 nëntor 2018, Kurti kishte shkruar për çmimin e naftës. “Që prej shpalljes së pavarësisë, nafta kurrë s’ka qenë më shtrenjtë: 1 litër = 1 euro e 22 centë”, thuhet ndër tjera në shkrimin e Kurtit.

Në të njëjtin reagim, Kurti shkruante edhe për vështirësitë në sektorin bujqësor, duke shkruar: “Shumë mot bujqësia kosovare s’ka qenë kaq dobët e importi kaq i lartë.”

Të ngjashme

Të fundit