18.7 C
New York
Saturday, September 21, 2024

Buy now

Bajrami rendit “dështimet e njëpasnjëshme” dhe ia bën pesë pyetje Kurtit: Ka ardhë koha të marrësh përgjegjësi

- Advertisement -

Deputetja e LDK-së Hykmete Bajrami i tha kryeministrit Albin Kurti se “ka ardhë koha të marrësh përgjegjësi për dështimet”, ndërsa renditi disa “dështime të njëpasnjëshme” dhe më pas ia shtroi disa pyetje atij.

Bajrami tha se “derisa ai po lavdërohet me rezultate të paqena sot ai duhet të përgjigjet para qytetarëve në pesë pyetje: “A është cenu integriteti i Kosovës sot? Çka ndodhi me të qenit sovran? Kur do t’i hiqen sanksionet Kosovës? A ka Kosova kushte për të përfituar nga “Plani i Rritjes” i Komisionit Evropian? A po e kupton pse Republikës sonë i duhen aleatët?”.

Të shkoi mandati me popullizëm, tash koha për përgjegjësi e llogaridhënie për dështimet e njëpasnjëshme

Postimi i Hykmete Bajramit në Facebook:

📌Merr merita për liberalizimin e vizave, por heshtë kur Këshilli i Bashkimit Evropian i liberalizon vizat për pasaportat ilegale të lëshuara nga Serbia, për qytetarët serb të Kosovës.

📌Merr merita për ngritjen në Webometrics të Universitetit të Prishtinës por heshtë për debaklin që pëson Kosova në indeksin e lirive ekonomike sipas “Heritage Foundation”.

📌Merr merita për punësimin e grave, por nuk e pranon që ato po hynë në punë sepse vendet e punës po lirohen nga burrat/djemtë e tyre të cilët po i lënë këto vende pune dhe po ikin në Evropë, të cilët më vonë i marrin edhe këto gra që janë punësuar dhe fëmijët e tyre (këtë e ka konfirmuar regjistrimi i popullsisë).

📌Merr merita e lëvdata për bursat e dhëna vajzave në fushat STEM, por nuk e din sa prej tyre po vazhdojnë studimet në këto fusha, se ka indikacione që kjo skemë po keqpërdoret me të madhe sepse ministrja e tij s’ka qenë në gjendje të vendosë as edhe një siguresë si kriter që skema të përmbushë qëllimin.

Derisa si po lavdërohet me rezultate të paqena sot ai duhet të përgjigjet para qytetarëve në këto pyetje:

🟥A është cenu integriteti i Kosovës sot?

🟥Çka ndodhi me të qenit sovran?

🟥Kur do t’i hiqen sanksionet Kosovës?

🟥A ka Kosova kushte për të përfituar nga “Plani i Rritjes” i Komisionit Evropian?

🟥A po e kupton pse Republikës sonë i duhen aleatët?

Kryeministër, ka ardhë koha të marrësh përgjegjësi për dështimet!

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit