-7.7 C
New York
Sunday, December 22, 2024

Buy now

Bajrami reagon pas ndarjes së 100 eurove nga Qeveria: Me para të taksapagusëve po tentojnë me ble vota

- Advertisement -

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami reagoi ndaj vendimin e Qeverisë për t’i ndarë nga 100 euro për fëmijët dhe pensionistët më pak se dy muaj para zgjedhjeve parlamentare.

Hykmete Bajrami shkroi në Facebook se kështu Qeveria e Albin Kurtit po tenton të blejë vota dhe e ka cilësuar si ”korrupsion publik”.

”Qeveria e cila gjatë mandatit i ka dyfishu faturat e energjisë elektrike, e ka dyfishu tatimin në pronë, i ka poshtru shërbyesit civilë, i ka fy sindikatat, e ka dëtyru njësinë elitare të Policisë me dalë në protestë, i ka mbetë ushtria pa bukë e policët pa këpuca, i ka maltretu prindërit dy vite radhazi me blerjen e librave, qeveria në mandatin e së cilës janë rritë çmimet si kurrë më pare, sot me para të taksapagusëve po tenton me ble vota.” ka shkruar Bajrami.

Postimi i plote:

Shpërndajra e buxhetit të shtetit në kohë fushate është skemë e korrupsionit publik.

Qeveria e cila investimet kapitale në vitin 2024 i ka më të ulëta se në vitin 2017 e 2018, e kanë shti buxhetin në thes të babadimrit dhe kanë dalë me ble vota.

Qeveria e cila gjatë mandatit i ka dyfishu faturat e energjisë elektrike, e ka dyfishu tatimin në pronë, i ka poshtru shërbyesit civilë, i ka fy sindikatat, e ka dëtyru njësinë elitare të Policisë me dalë në protestë, i ka mbetë ushtria pa bukë e policët pa këpuca, i ka maltretu prindërit dy vite radhazi me blerjen e librave, qeveria në mandatin e së cilës janë rritë çmimet si kurrë më pare, sot me para të taksapagusëve po tenton me ble vota.

Janë 4 vjet të humbura.

Jeni në panikë, por as kjo skemë nuk ju shpeton dot.

Me 9 shkurt votohet për ndryshim jo për lëmoshë!

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit