Sipas saj, kryeministri Kurti paradite lavdërohet për veprime të Policisë kurse kur flitet për dështime të Policisë ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu thotë se është kompetencë e Policisë.
“Këta mendojnë që qeverisja është “zgjedh e merr”. Nuk mundesh me u lavdëru paradite për disa veprime të Policisë e pasdite kur flitet për dështime të tyre me thënë se Qeveria nuk është përgjegjëse është kompetencë e Policisë”, ka shkruar Bajrami.
Teksa ka thënë se kjo Qeveri i ka zhgënjyer edhe përkrahësit më të mëdhenj që sipas saj, kanë ardhur nga të katër anët e botës dhe i kanë votuar.
“Po manipuloni amo mos mendoni se nuk vëreni. Po hyni në vitin e tretë të qeverisjes dhe numëroni vetëm dështime. I keni zhgënjyer edhe përkrahësit më të mëdhenj që kanë ardhur nga të katër anët e botës dhe ju kanë votuar”, shkroi tutje ajo.